Daver Osmani, shqiptari që humbi gruan dhe vajzën e tij në aksidentin tragjik në Bullgari, ka treguar se si e mori lajmin tronditës nga vajza e tij e  madhe që jeton në Zvicër. Ishte kjo e fundit, ajo që e informoi të atin se autobusi ku udhëtonin motra dhe e ëma u përplas dhe shpërtheu në flakë.

 

“Kam humbur bashkëshorten dhe vajzën vajza e madhe m’u lajmërua nga Zvicra. Babi, tha a erdhën nanushi dhe Alja. Thashë jo babi, s’kanë ardhur, por jam gati me dalë me i pritë te autobusi. Kur tha – babi mos dil atje se një autobus ka bërë aksident dhe është djegur. Aty neve na kapi sikleti.”

 

Për “Alsat”, Osmani ka rrëfyer edhe kontaktin e fundit me vajzën.

 

“Pas dy orëve, ramë në kontakt me disa shoferë të atyre që i kemi njohur. Me emër e mbiemër kur i nxorën, thanë ata personat e juaj kanë qenë në qatë autobus aty. Edhe u tronditëm dhe s’ke ç’ka.. Çka të vjen prej Zotit. Herën e fundit me vajzën kam kontaktuar në orën 11 të natës, kur e kanë kaluar kufirin e Turkisë dhe s’kam kontaktuar më.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *