Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
16 May 2025
Vizion fokus

VIDEO/ Presidenti ukrainas mbërrin në Tiranë! Zelensky pritet në...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, një i lënduar

Pse humbi opozita? Muçi: Figura e Berishës motivoi votuesit...

Begaj takon Presidentin e KE: Populli shqiptar mbështet i...

Muçi: Prindërit e kandidatëve të Lëvizja Bashkë janë kërcënuar!

A do ta dorëzojë mandatin që të futet Qori...

Kaziaj: Ja “strategjia” që duhet të ndiqte opozita për...

Pranë hyrjes në Kuvend, Muçi: Kemi bërë një hap...

Ishin programet ato që bënë diferencën në zgjedhje? Përgjigjet...

Eksperti i IT: PS është iPhone 16 Pro, PD...

Azerbajxhani akuzon Francën se po nxit një luftë të re rajonale

21 Nëntor 16:37

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, akuzoi Francën se po krijon kushtet për një luftë të re në Kaukazin Jugor, duke furnizuar me armë Armeninë.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

 

Muajin e kaluar, Franca arriti kontrata të reja për të furnizuar me pajisje ushtarake Armeninë.

 

“Franca destabilizon jo vetëm shtetet që ka pasur koloni në të kaluarën dhe që ka tani, por edhe rajonin tonë, Kaukazin Jugor, duke mbështetur tendencat separatiste dhe separatistët”, tha Aliyev gjatë një konference për shkolonizimin në Baku.

 

“Duke armatosur Armeninë, ajo zbaton politika ushtarake, inkurajon forcat revanshiste në Armeni dhe përgatit terrenin për nisjen e luftërave të reja në rajonin tonë”, shtoi presidenti azerbajxhanas.

 

Ende nuk ka ndonjë reagim nga Parisi për këto deklarata.

 

Baku dhe Jerevani kanë zhvilluar dy luftëra në tri dekadat e fundit, por Aliyev shënoi një fitore të rëndësishme në shtator duke rimarrë rajonin e kontestuar të Kabarakut, ku armenët etnikë kishin gëzuar një pavarësi de facto që nga fillimi i viteve ’90. Mbi 100.000 armenë etnikë që nga ofensiva e shtatorit janë larguar për në Armeni.

 

Azerbajxhani tani është në një pozitë të fuqishme për të fituar avantazhe në një marrëveshje të paqes me Armeninë. Por, Bakuja gjithnjë e më shumë po merr një qëndrim të ashpër ndaj shteteve perëndimore, veçmas ndaj Francës dhe Shteteve të Bashkuara – dy shtete që kanë komunitete të mëdha të armenëve etnikë.

 

Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe Rusia për vite të tëra kanë tentuar që të ndërmjetësojnë një marrëveshje të paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Por, deri më tani këto përpjekje kanë dështuar.

 

Në herët gjatë javës, kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, falënderoi BE-në për punën që po bën që të sjellë më afër një marrëveshje të paqes, por tha se të dyja palët “ende po flasin me gjuhë të ndryshme diplomatike”./rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Armeni Azerbajxhan Francë

Nga e njëjta kategori

Pse humbi opozita? Muçi: Figura e Berishës motivoi votuesit e PS, nuk donin rikthimin e “fantazmës” së tij

më shumë...

A do ta dorëzojë mandatin që të futet Qori në parlament? Përgjigjet Redi Muçi

më shumë...

Pranë hyrjes në Kuvend, Muçi: Kemi bërë një hap para! Mazhoranca i merr votat me telefon

më shumë...

Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën zonë të lirisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:38

VIDEO/ Presidenti ukrainas mbërrin në Tiranë! Zelensky...

10:36

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, një i lënduar

10:19

Pse humbi opozita? Muçi: Figura e Berishës...

10:18

Begaj takon Presidentin e KE: Populli shqiptar...

9:59

Muçi: Prindërit e kandidatëve të Lëvizja Bashkë...

9:53

A do ta dorëzojë mandatin që të...

9:47

Kaziaj: Ja “strategjia” që duhet të ndiqte...

9:41

Pranë hyrjes në Kuvend, Muçi: Kemi bërë...

9:35

Ishin programet ato që bënë diferencën në...

9:23

Eksperti i IT: PS është iPhone 16...

9:02

Aksion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

8:43

Leverkusen nis punën për pasuesin e Alonsos

8:32

10 ushqimet më fitimprurëse për organizmin

8:27

Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën zonë...

7:41

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë,...

7:33

Samiti i Komunitetit Europian në Tiranë, mbërrin...

7:06

Dietat që rekomandojnë ekspertët për një zemër...

6:55

Zbuloni 3 arsye pse kafeja mund t’ju...

6:28

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk...

6:14

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe...

Më të klikuarat

  • ZGJEDHJET 2025/ Rezultatet LIVE, votat për çdo kandidat, man...
  • Bashkë apo të ndarë? Alba dhe Limi reagojnë për herë të parë...
  • ZGJEDHJET 2025/ Ja kush janë kandidatët më të votuar aktuali...
  • A do ta dorëzojë mandatin që të futet Qori në parlament? Për...
  • ZGJEDHJET 2025/ REZULTATET LIVE
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services