E martë, 27 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Avionin ku fluturonte këngëtari Majk e godet vetëtima

Jeta e një artisti është e ndarë mes tokës dhe ajrit, kjo për faktin se duhet të fluturojnë nga një vend në tjetrin, për të qënë të pranishëm në koncerte dhe në shtete të ndryshme. Majk është një nga këngëtarët më të preferuar të viteve të fundit dhe ftesat për koncerte në vende të ndryshme të Europës, nuk kanë munguar. Ditën e djeshme, Majk ka qënë pjesë e një fluturimi, i cili për këngëtarin nuk ka qënë aspak komod.

 

Reklamë

 

Në një foto të publikuar në InstaStory, ai shkruan se moti i keq ka vështirësuar fluturimin, gjë që duket se e ka trembur paksa këngëtarin.

Reklamë

 

 

“Na rroki vetëtima aeroplanin, shpëtuam edhe njëherë”- shkruan Majk.

 

 

Mesa duket, Majk nuk ka pësuar asgjë, por incidenti mund të ishte fatal. Fatmirësisht gjithçka ka shkuar mire.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë