Një avion kanadez, i cili ishte angazhuar për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë Portugalinë, është përplasur. Sipas autoriteteve, lidhja e fundit e pilotit ka qenë pasi ai kishte shkuar në zonën e zjarrit dhe më pas janë ndërprerë të gjitha lidhjet. Më shumë se 1 mijë zjarrfikës janë angazhuar për të shuar zjarret gjigande që kanë përfshirë Portugalinë. Të paktën 64 persona humbën jetën dy ditë më parë, dhe më shumë se 130 të tjerë kanë mbetur të lënduar. Sipas autoriteteve, shkaku kryesor i rënies së zjarreve në të gjithë vendin janë temperaturat e larta.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *