Shërbimi Meteorologjik në Greqi ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për banorët e vendit fqinj.

Në njoftim thuhet se nga nesër, 19 prill pritet të ketë përkeqësim të motit, me reshje shiu me intensitet të lartë. Sinoptikani i motit, Giorgos Tsatrafillias thotë se zonat më të prekura nga shiu do të jenë Thesalia, konkretisht Larisa dhe Magnezia.

Lexo edhe :

Related Posts

Meteorologu thotë se në këto zona gjatë 20 orëve do bjerë shi, i cili në kushte normale do të binte në një preiudhë tre mujore, pra në 20 orë do të ketë reshje shiu sa për tre muaj.

“Kujdes në Thesali. Në Larisa dhe Magnezi parashikimi na jep një sinjal për një sasi të madhe uji. Uji që bie në 3 muaj pritet të bjerë në më pak se 20 orë!” shkruan meteorologu në rrjete sociale./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *