E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përmbytje në Emiratet Arabe, disa viktima, aeroporti i Dubait mbulohet nga uji

Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur nga një stuhi e fortë, ndërsa reshjet e shiut shkaktuan përmbytje të mëdha në Dubai.

Ne videot që po bëjnë xhiron e rrjetit shihet aeroporti ndërkombëtar i Dubait i mbuluar nga uji, ndërsa avionët duken si varka që lundrojnë në pistat e permbytura.

Linja Flydubai anuloi të gjitha fluturimet.

Rrugët u kthyen në lumenj ndërsa autostradat kryesore u bllokuan.

Reklamë

Autoritetet në Omanin fqinj bënë me dije se të paktën 18 persona mbetën të vdekur nga perbytjet katastrofike.

Moti i keq ka bërë që të mbyllen shkollat në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë