E shtunë, 17 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Atletico Madrid i falet Suarezit dhe kap kreun në Spanjë

Një përmbysje e çmendur , Atletiko Madrid ja ka dalë të rikthehet tek fitorja, pasi mbrëmjen e të martës mundi 2-1 Getafen  në një ndeshje realitivisht të vështirë .

 

Reklamë

Në minutat e para loja ishte e barabartë me të dyja skuadrat që kërkonin më shumë të mbroheshin se të sulmonin ndërsa tentativa e parë  drejt portës erdhi në minutën e 35 me Suarez.

 

Reklamë

Në fundin e pjesës së parë, pas një krosimi në zonë, një devijim i lehtë nga Stefan Mitrovic bëri që topi të përfundonte në rrjetë dhe pjesa e parë të mbyllej me fitoren minimale të vendasve.

 

Fraksioni i dytë ishte më i gjallë për të dyja ekipet veçanërisht për Atletikon që bëri gjithçka për të gjetur golin e barazimit .

 

Megjithatë pas shumë përpjekjesh baraspesha u vendos vetëm në minutën e 78 me liderin e skuadrës, Luis Suarez.

 

Pas kësaj, madrilenët rritën edhe më shumë presionin dhe në minutën  e fundit gjetën dhe golin e përmbysjes me të njëjtin protagonist. Uruguajani pas një krosi në zonë goditi me kokë dhe la në vend portierin kundërshtar. Kaq mjaftoi që  Atletiko të rrëmbente kreun e klasifikimit me 14 pikë, 1 më shumë se Reali që ka një ndeshje më pak.

Vazhdo të lexosh

Reklamë