Tre dite nga atentati i dështuar me eksploziv ndaj biznesmenit Nuredin Suli, policia ka arrestuar dy persona. Ata janë Julian Hamollari 29 vjeç dhe Musa Çerpja 53 vjeç, banues ne Tirane. Ndalimi i tyre është bere pasi dyshohen te kenë lidhje me tentativën per eliminimin e biznesmenit te hidrokarbureve. Policia bën te ditur se ne kete ngjarje dyshohet te jene përfshirë edhe persona te tjere te cilët ende nuk janë identifikuar. Atentati ndaj sulit ndodhi me 9 shkurt ne Tirane pranë nje qendre tregtare ku ai kishte parkuar makinën. 300 grame eksploziv C4 i lidhur me një celular, ra nga automjeti, ndërsa Suli nisi te lëvizte prej andej. Policia beri shpërthimin e kontrolluar te pakos eksplozive. Ndërsa pas marrjes në pyetje, biznesmeni i tha hetuesve se nuk kishte asnjë konflikt, por dyshon se eksplozivi i është vendosur për motive hasmërie, duke e lidhur ngjarjen me vrasjen e vëllait të tij, Neim Suli i cili u vra në vitin 2012 fare pranë banesës në Fier. Në atë kohë policia arrestoi Gëzim Sulon 49 vjeç, si dhe dy djemtë e tij Ervis dhe Endri Sulo. Në maj të një viti më pas, djalit tjetër të familjes, Sulejman Sulit iu vendos tritol në automjet, teksa ishte duke udhëtuar me të shoqen. Nga shpërthimi ata u plagosën lehtë. Ndërkohë në tetor të vitit 2013 u plagos vëllai tjetër i Nuredinit, Namik Suli. Ndaj dhe ne lidhje me atentatin e fundit policia po heton në pistën e hakmarrjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *