Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën njëri prej të lënduarëve (EMRI)

Një atentat me lëndë plasëse tritol ka tronditur qendrën e qytetit të Gjirokastrës mbrëmjen e kaluar, duke lënë të vdekur një person dhe të plagosur një tjetër.
Ngjarja e rëndë ndodhi kur automjeti i llojit “Benz” u hodh në erë me eksploziv gjatë lëvizjes. Drejtuesi i mjetit, Beqir Devolli 45 vjeç nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë brenda në ambulancë gjatë transportimit urgjent drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Nga shpërthimi i fuqishëm ka mbetur i plagosur edhe pasagjeri Rigers Mela, i cili sipas burimeve spitalore dhe informacioneve paraprake ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ekspertët e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të zbuluar se kush ishte shenjestra e atentatit.




