E shtunë, 21 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Asnjë gjurmë nga dy të zhdukurit

Një ditë pas denoncimit publik që bënë familjarët për zhdukjen në det të Ardian Jahos dhe Ariesld Mazes, nuk dihet ende asgjë për fatin e tyre.

 

Policia bregdetare, kapitaneria e Durrësit dhe e Vlorës, si  edhe Forcat Speciale të Delta forcë, po vijojnë kontrollet, por deri tani pa sukses.

 

Reklamë

Biznesmeni vlonjat, është parë për herë të fundit në Durrës ku edhe kishte shkuar për të marrë mjetin e lundrimit, të cilin e përdorte për të peshkuar. Skafi kishte shfaqur probleme ndaj edhe 52 vjecari e kishte dërguar për servis ne Durrës.

 

Me tre korrik Ardian Jaho ishte nisur për te provuar mjetin lundrues. Këtë fakt e konfirmojnë edhe familjaret.

 

Biseda e fundit e biznesmenit të zhdukur ishte një telefonatë me mikun e tij, që sipas familjarëve i ka thënë ta ndihmonte me një karrel pasi mjeti po merrte ujë.

 

Policia është ne kërkim te Adrian Jahos dhe ndihmësit të tij Ariseld Maze por pa mundur te gjejnë asnjë gjurme te tyre e as të motoskafit të gjatë 8 metra.

Më shumë video

Reklamë