Liverpool eshte vertet nje skuader e cmendur. Ne te gjitha drejtimet madje.
Ata qe mendonin se permbysja e madhe ne finale e champions league ne 2005 ne Stamboll kunder Milanit ishte thjesht nje rast qe ndodhte 1 here ne 100 vjet, e kane pasur gabim, shume gabim.
Te kuqte e Jurgen Klopp realizuan ate per te cilen edhe nje I cmendur nuk do te kishte vene bast, permbysjen fantastike ndaj favorites se madhe Barcelona.
Fitorja e ndeshjes se pare 3 me 0 dhe Messi ne superforme kishin dhene pershtypjen e nje historie te mbyllur, por kur luan perballe Liverpool dhe mbi te gjitha në “ferrin” Anfield, I ke bere llogarite gabim. Triumfi 4 me 0 dhe bileta e finales, deshmon edhe nje here tjeter forcen e futbollit, atij te bukur dhe surprizues, per te cilin ky sport dashurohet kaq shume.
Edhe dueli I kthimit ishte spektakolar. Pavaresisht se edhe Barcelona pati nje sere rastesh te pastra per shenim, golin e vetëm e shënoi që në start thuajse ekipi vendas me anë të Divor Origit.
Në pjesën e dytë, katalanasve iu bien në kurriz në formë ndëshkimi rastet e mira të 45 minutave të para. Klopp bën lëvizjen e ndeshjes, duke hedhur në fushë Wijnaldum për Robertson, dhe holandezi është padiskutum njeriu I ndeshjes.
Ai shkon Barcelonën me dy gola të shpejte në 120 sekonda duke I cuar shifrat në 3 me 0. Por Liverpool nuk e le shansin t’i ikë nga duart dhe falë “vullkanit” Anfield që është si një tërmet 7-ballësh, ia del të shënoje edhe golin e 4 që shmang shtesat, sërish me anë të Origit.
Një gol që I vë vulën natës së tmerrshme të Barcelonës pasi e gjithë skuadra ishte në “gjum” në goditjen nga këndi që kapi në befasi mbrojtjen dhe portierin. Deri në fund Barcelona ngacmon pak dhe festa në “ferrin” Anfield është e papërshkrueshme.
Liverpool realizon një përmbysje që tashmë është në histori dhe shkon për të dytin edicion me radhë në finale, duke pritur kundërshtarin Ajax ose Tottenham. Barcelonen nuk ka fjalë që mund ta ngushëllojë. Absolutisht jo…