I braktisur nga të gjithë, dhe i pashoqëruar nga asnjë familjar, 80- vjeçari Shefit Rrapaj, autor i vrasjes së bashkëshortes së tij, Dashurie Rrapaj, 75 – vjeçe, dy ditë më parë në Kuman të Roskovecit, është përcjellë në banesën e fundit nga punonjësit e shërbimeve komunale të bashkisë Roskovec.
Sipas drejtorit të Ndërmarrjes së shërbimeve publike pranë kësaj bashkie, Arben Duka, negociatat e policisë me familjarët për të tërhequr trupin nuk dhanë asnjë rezultat, ndaj në bazë të ligjit ceremonia mortore u krye nga bashkia.
“Në territorin e bashkisë Roskovec ndodhi nëkj tragjedi, ku kryefamiljari vrau bashkëshorten dhe veten. Pas ngjarjes së rënë që ndodhi, të dy trupau u dërguan në morgun e spitalit në zbatim të ligjit. Dje u organizua ceremonia e varrimit për të ndjerën. Zonja u varros në fshatin e vendlidnjes, ndërsa të ndjerin bashkia u detyrua ta varrosë, për arsye se pas shumë negociatave që bëri policia me familjarët, nuk u gjet gjuha. Ne jemi njofutar nga policia se bashkia duhet të kryejë varrimin”, tha Duka.
Ndërkohë që Dashurie Rrapaj u përcoll në banesën e fundit në fshatin Allambreas të Beratit, në vendlindjen e saj, bashkëshorti, autor i krimit u braktis nga të gjithë, pa asnjë lot e asnjë lule në varrin e tij.





