Një hajdut serial i pikturave dhe sendeve me vlerë është arrestuar këtë të premte nga Policia e Korçës.

Ai është Erjon Berberi, 33-vjeç. I riu ishte kthyer në makthin e banorëve të qyteti juglindor pasi vetëm gjatë tre muajëve të fundit kishte grabitur 17 biznese e banesa.

Berberi  u kap në flagrancë duke vjedhur një shtëpi në lagjen numër 1.

Sipas policisë, 33-vjeçari prej disa kohësh po mbahej nën monitorim pasi kishte qenë dhe më parë i dënuar për vjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *