Në të gjithë vendin janë evidentuar 40 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, u arrestua 50-vjeçari me iniciale G. S., pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Atij i është tërhequr dhe leja e drejtimit, pasi nuk ishte i pajisur me autorizim për lëvizje.

 

Nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me 10 mijë lekë gjobë 116 shtetas, të cilët u konstatuan duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

 

Po ashtu, janë gjobitur me 20 mijë lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 3 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *