Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë, Pashk Kolaj ra në prangat e policisë këtë të martë. Burimet konfirmuan se ai u arrestua me urdhër të prokurorisë.

 

Pashk Kolaj ishte nën hetim nga organi i akuzës për vdekjen e një punëtori që punonte në pallatin e tij.

 

Ngjarja ka ndodhur në gusht të 2019, ku ndërroi jetë punëtori tek pallati që po ndërtohej në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.

 

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë akuzohet për ndërtim pa leje, moszbatim të rregullave të sigurisë në punë dhe punësim të paligjshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *