Policia ka zhvilluar një operacion të gjërë kontrolli në qarkun e Lezhës për arrestimin e personave të dënuar ose në kërkim.

 

Si rezultat u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimi, shtetasi Erikson Tetaj, 23 vjeç, banues në Lezhë.

 

Gjykata Monza Itali e ka dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

 

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *