Edhe këtë fundjavë, policia rrugore ushtroi kontrolle te shumta për ndëshkimin e shkelësve te rregullave te qarkullimit.

 

Katër shofere u arrestuan, pasi po drejtonin makinën ne gjendje te dehur. Policia penalizoi ndërkohë me heqje te patentës edhe 39 drejtues automjetesh qe lëviznin me shpejtësi si dhe 13 te tjerë qe kishin përdorur alkool.

 

Policia beri te ditur gjithashtu se mes personave te ndaluar ka edhe nga ata shofere qe janë kapur duke udhëtuar me shpejtësi deri ne 178 km/h.

 

Ndërsa një vajze 23 vjeçe u bllokua teksa lëvizte me  154 km/h në rrugën Tiranë – Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *