Pas pikëpyetjeve të ngritura nga ish-deputeti Oerd Bylykbashi për arrestimin e kryeministrit Edi Rama në Bolonja, ky i fundit reagoi menjëherë. Ai u shpreh në “Tëitter” se ka sjellë për mediat italiane një shembull të një sherri me një polic në aeroprt. Me ironi, Rama i kërkoi ndihmë Zotit që të ndërhyjë dhe t’u japë mend.

 

“O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?! Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! NdërhyrZot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!”

 

Këtë të mërkurë reagoi demokrati Oerd Bylykbashi i cili ngriti dyshime se Edi Rama mund të jetë arrestuar në Bolonja. Ai e tha diçka të tillë, duke iu referuar një deklaratë, sipas tij, të Ramës në mediat italane, ku pranonte se ishte arrestuar pasi kishte kundërshtuar një punonjës policie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *