Subscribe

Prokuroria ka dërguar në gjykatën e krimeve të rënda kërkesën e arrestit me burg për gjyqtarin Shkëlqim Miri të cilit iu gjetën në shtëpi 30 milionë lekë.

 

Mbrëmjen e së premtes policia ndaloi dhe të afërmin e shkëlqimit Kujtim Mirin i cili dyshohet se ka pasur rolin e sekserit në marrjen e të paktën 20 mijë eurove për ndryshimin e  akuzës ndaj Gentian Dodës.

 

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë se kanë në dorë pamjet filmike të një lokali në Fushë Krujë ku duket sekseri i cili merr 20 mijë euro nga një i afërm i Gentian Dodës.

 

Mes provave të tjera të cilat do I paraqiten gjykatës për krime të rënda mësohet se janë dhe tabulate telefonike të gjyqtarit I cili ka komunikuar me të afërmin e tij për shumën prej 20 mijë eurosh të marra nga të afërmit e Dodës.

 

Pasditen e së premtes, policia ekzekutoi dhe një tjetër vendim të gjykatës së krimeve të rënda për arrestimin e Alban Buçit edhe ky person I dyshuar në rolin e sekserit.

 

Shkëlqim Miri u arrestua mesnatën e së enjtes ndërsa mbi të rëndojnë akuzat e korrupsionit të funksionarëve të drejtësisë. Gjatë marrjes në pyetje Miri tha se paratë ishin të një të afërmi të tij dhe se ai kishte vetëm 3 milionë kursime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *