Hysnie Hoxhallari dhe i dashuri i saj Kasëm Prijasi, të akuzuar se organizuan vrasjen dhe më pas djegien e bashkëshortit të 32-vjeçares, Olsi dhe vjehrrës Salke Hoxhallari, dolën para Gjykatës së Vlorës. Pas provave të paraqitura nga organi i akuzës Gjykata caktoi masën e arrestit me burg për ta.

 

Ne Gjykatë, Hysnie Hoxhallari rrëfeu se ka qenë Kasëm Prijasi i cili qëlloi me sëpatë në kokë nënë e bir, ndërsa më pas banesës iu vu zjarri për të fshehur krimin. Shkak për ngjarjen, u bë lidhja jashtëmartesore e Hysnie Hoxhallarit, me 26-vjeçarin por që ishte kuptuar nga bashkëshorti i saj Olsi Hoxhallari i cili kishte pak kohë që ishte kthyer nga Greqia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *