Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
27 May 2026
Vizion fokus

Shqipëria një hap më pranë BE-së, Malaj: Test kryesor...

PD propozon ndryshimet në Statut, çfarë përfshin drafti

Zjarr te Drejtoria e Policisë së Tiranës

Rubio: Është bërë përparim në bisedimet me Iranin për...

Inteligjenca britanike: 500 mijë rusë janë vrarë që nga...

I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në...

Trump: Sanksionet ndaj Iranit nuk do të hiqen edhe...

E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin dhe shoqen...

Peskov: Presidenti Putin është i hapur për negociata me...

Shtëpia e Bardhë mohon marrëveshjen me Teheranin: Trillim i...

Armenët në hall për gjetjen e emrit të ri për “konjak”

23 Qershor 20:15

Prodhuesit armenë të rakisë nuk e dinë ende sesi do ta shesin produktin e tyre, që për shumë konsumatorë njihet si “konjak”, pasi të nisë së zbatuari një marrëveshje me Bashkimin Evropian, që ndalon përdorimin e kësaj fjale.

Prodhuesve armenë të rakisë u ndalohet që t’ua vënë emrin “konjak” pijeve të tyre deri më 2032, në këmbim të 3 milionë eurove, në kuadër të marrëveshjes me BE-në, që është miratuar në Jerevan më 10 qershor.

Marrëveshja po ashtu parasheh që prodhuesit e verës me gaz në Armeni, të mos përdorin shprehjen “shampanjë” në përshkrim të pijes brenda katër vjetëve.

Parlamenti armen ka thënë se marrëveshja synon “të promovojë dhënien fund të përdorimit të shprehjes ‘konjak’ në Bashkimin Evropian, për mallrat me origjinë nga Republika e Armenisë, si dhe të mbështesë zhvillimin e një emri të ri për rakinë armene”.

Kjo marrëveshje mund të ketë ndikim të madh te prodhuesit armenë të rakisë pasi 7.5 për qind – apo 250 milionë dollarë në vit – e eksporteve të këtij shteti janë “pije të forta alkoolike”.

Në Rusi, ku shitet rreth 79 për qind e rakisë së eksportuar nga Armenia, kjo pije është e favorizuar, pasi është shumë më e lirë sesa pija origjinale franceze.

Në dyqanet në Moskë, shumica e rakive armene kushtojnë të paktën 90 për qind më lirë sesa pijet franceze.

Rusishtfolësit rrallë e përdorin fjalën “raki” për ndonjë pije alkoolike të distiluar dhe prodhuesit armenë janë duke menduar si të shesin pijet e tyre te rusët.

Faqet online të shumicës së markave më të fuqishme armene nuk janë duke përdorur më fjalën “konjak” në javën e kaluar, ndërsa disa kompani më të vogla e përdorin ende.

Një zëdhënëse e kompanisë Yerevan Brandy Company, e cila eksporton rakinë e famshme Ararat, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se prodhuesit armenë janë duke “diskutuar” për mundësinë e ndryshimit të emrit, mirëpo “aktualisht nuk ekziston ndonjë mundësi e vlefshme në tavolinë”.

Ajo ka thënë se “është shumë herët për të diskutuar ndikimin e mundshëm” të ndryshimit të emrit në tregun rusishtfolës.

Konjaku përbën një shumëllojshmëri të rakive për zonën ku krijohet në jugperëndim të Francës.

Kompanive të prodhimit të kësaj rakie në Bashkimin Evropian, jashtë rajonit Cognac (Konjak) u ndalohet me ligj përdorimi i emrit konjak.

Armenët kanë nisur të prodhojnë këtë lloj rakie më 1998, duke kopjuar metodat e distiluesve francezë.

Përzierjet armene, të krijuara me vanilje dhe të bëra nga rrushi i rritur në fushat nën Malin Ararat, shumë shpejt kanë fituar lëvdata ndërkombëtare.

Sipas disa raportimeve franceze dhe angleze më 1902, gjyqtarët francezë i kanë dhënë të paktën një kompanie të drejtën për ta quajtur këtë lloj rakie “konjak”, pasi ka tejkaluar përzierjen franceze në një garë prestigjioze./ REL

Posted Under:
Bota
Tagged:
Armenia

Nga e njëjta kategori

Rubio: Është bërë përparim në bisedimet me Iranin për të arritur një marrëveshje

më shumë...

Inteligjenca britanike: 500 mijë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës me Ukrainën

më shumë...

Trump: Sanksionet ndaj Iranit nuk do të hiqen edhe nëse ai dorëzon uraniumin e pasuruar

më shumë...

E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin dhe shoqen në lokal, kthehet në shtëpi dhe vret 2 fëmijët e mitur dhe më pas veten

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:30

Shqipëria një hap më pranë BE-së, Malaj:...

7:48

PD propozon ndryshimet në Statut, çfarë përfshin...

7:40

Zjarr te Drejtoria e Policisë së Tiranës

7:23

Rubio: Është bërë përparim në bisedimet me...

7:03

Inteligjenca britanike: 500 mijë rusë janë vrarë...

6:56

Nga Lugina e Preshevës në Prishtinë, kongresmenët...

6:40

I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari...

6:33

Trump: Sanksionet ndaj Iranit nuk do të...

6:24

E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin...

6:05

Peskov: Presidenti Putin është i hapur për...

6:00

Shtëpia e Bardhë mohon marrëveshjen me Teheranin:...

6:00

Operacioni shqiptaro-italian kundër grupit të pastrimit të...

5:48

Ndalimi i 7 drejtorëve të institucioneve serbe...

5:26

Tronditëse! Burri nga Kosova vret gruan shqiptare...

5:23

Netanyahu dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike, çfarë...

5:12

Franca nis hetim ndaj një kompanie izraelite...

5:07

Zelensky letër Trumpit: Na furnizoni me raketa

4:44

“Do të pezullojmë marrëveshjen e gazit nëse...

4:12

Aksident në bypass-in e Fierit, plagosen katër...

3:54

Trump mbledh kabinetin, kërkon marrëveshje për përfundimin...

Më të klikuarat

  • “S’mund të ketë bashkëpunëtor drejtësie për një akside...
  • E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin dhe shoqen në lok...
  • U plagos në Korçë gjatë operacionit antidrogë, Hita viziton...
  • Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshime...
  • Bordi publikon çmimet e reja, nafta ulet me 5 lekë, ja me sa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.