Stilisti Ardi Asllani, i cili në të njëjtën kohë është edhe Drejtor Estetik në “Vizion Plus”, deklaroi se industria e modës do të jetë një nga më të prekurat nga kriza e pandemisë.

Në një lidhje “Skype” për emisionin “7 pa 5”, Asllani u shpreh se tani nuk flitet më për tendenca pranverë-verë.

“Industria e modës do të jetë ndër industritë kryesore që do të preket nga gjithë kjo situiatë e jashtëzakonshme. Stresi që më ka shoqëruar është që mirë tani, po pastaj? Çfarë do të ndodhë? A do të jemi në punë, a do të vazhdojmë punë, rutinën tonë? Industritë e modës kam frikë që nuk flasin më për të tendenca. Armani e anuloi komplet sfilatën. Mendoj që edhe tendencat që do të jenë, do të jenë shkak-pasojë e gjithë kësaj hulumtie, sikleti që kemi kaluar.”

Ai rrëfeu se ka 33 ditë i izoluar në shtëpi dhe se gjatë kësaj periudhe ka dalë vetëm katër herë nga 15-20 minuta për të bërë pazar.  

Ardi Asllani tregoi se edhe brenda në shtëpi izolohet nga nëna e tij e moshuar kur del për pazar, për të mos përbërë asnjë rrezik për të.

Ai shtoi se gjatë kësaj kohe për shkak të stresit nuk ka mundur të përfundojë projektet e punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *