Arabët rikthehen të kërkojnë shumicën e aksioneve të Milanit. Gazeta prestigjoze italiane La Repubblica konfirmoi këtë të premte interesin konkret të fondit arab PIF për të marrë drejtimin e një prej klubeve më të rëndësishëm në itali dhe botë.

Fondi që i takon qeverise saudite ka aktualisht nën menaxhim edhe skuadrën e Njukasel në Angli. Sipas medias italiane, përfaqësues të këtij fondi kanë qënë së fundmi në Milano për të nisur tratativat e blerjes se mazhorancës së aksioneve të Milanit të cilat aktualisht kontrollen nga Gerri Cardinale, pronar I fondit amerikan redbird.

La Republica shton se për të mbyllur këtë operacion të madh do të duhen disa muaj, ndaj fondi saudit ka synim që marrëveshja të jetë mbyllur deri në muajin qershor.

Shifra e blerjes së mazhorancës së aksioneve tek 19 herë kampionet e italisë dhe 7 herë kampionet e europës duhet të shkojë diku tek 1.6 miliard euro, shifer që do të kënaqte ndjeshëm edhe gerri cardinalen i cili do të llogariste një fitim në total 400-500 mln euro nga menaxhimi i Milanit në pak vite.

Kjo nuk është hëra e parë që arabët interesohen për të blerë Milanin. Pak kohë më parë mediart italiane sqaruan se marrja e kontrollit të klubit nga arabët do të rikthente në krye të zonës teknikio-sportive dyshen Paolo Maldini dhe Frederik Masara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *