E premte, 16 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Apple jep alarmin: Sistemi “iOS 10.3” i pasigurt, bëni përditësimin

Të gjithë personat me pajisje Apple, si iPhone, iPad e iPad Touch duhet të ndryshojnë sistemin e operimit nga 10.3 në 10.3.1, pasi versioni i parë është i ekspozuar ndaj sulmeve të jashtme.

 

Reklamë

Njoftimi është tashmë zyrtar nga Apple, por kompania nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me problematikën për të mbrojtur klinetët e tij.

 

Sipas ekspertëve të IT-së, pikat e dobëta të sistemit të vjetër të operimit kanë të bëjnë me lidhjen Wi-Fi (wireless). Ata kanë identifikuar një hallkë të dobët të identifikuar si “CVE-2017-6975”. Kjo portë hyrëse për hakerat mund të përdoret për të manipuluar kodin e WiFi, cka do të sillte më pas dhe vjedhjen e fotove, videove dhe materialeve të tjera në celularin personal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë