Subscribe

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për prishjen e vendimit të Shkallës së Parë për çështjen Tahiri.

 

Apeli Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e parë për moszgjatje të hetimeve ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

 

Avokati mbrojtës I Tahirit, Maks Haxhia deklaroi për mediat se prokuroria nuk ka asnjë “as” nën mëngë dhe se do të kërkohet pushimi i çështjes.

 

“Ne kemi marrë fashikujt e përgatitur nga Prokuroria që do t’i çohen gjykatës për të vlerësuar nëse çështja do shkojë në gjyq apo do pushohet. Ne do kërkojmë pushimin e saj. Prokuroria nuk ka asnjë “as” nën mëngë.”

 

Gjykata ka vendosur afatin e fundit të hetimeve ndaj ish-ministrit Tahiri 10 marsin.

 

Ish-ministri akuzohet për bashkëpunim me grup kriminal të Habilajve në transportin e lëndëve narkotike drejt Italisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *