Presidenti i Republikës, Ilir Meta në kuadër të Ditës Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë, ka përcjellë një mesazh të fortë.

 

Kreu i shtetit përmes një statusi në Facebook, ka apeluar fort që viktimat e skllavërisë moderne të trajtohen si njerëz, jo si shifra nëpër raportet e organizatave të ndryshme.

 

“Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë apeloj fort për të menduar për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte. Fund plagës së skllavërisë moderne që shkatërron jetë, familje e shoqërinë dhe ushqen krimin e organizuar në kurriz të stabilitetit, sigurisë e sundimit të ligjit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *