E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Apeli i Posacëm dënon Lefter Allën, tre vjet burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës

Dënohet me tre vjet burg ish- kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla.

Vendimi i formës së prerë është dhënë nga Apeli i Posacëm ndërsa mbi të rëndojnë akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë në tendera”.

Me gjykim të shkurtuar, Alla do të vuajë përfundimisht dy vjet heqje lirie.

Vendimi mbeti në fuqi edhe për personat e tjerë të akuzuar per tenderat.  Ndërkohë ish nënkryetarja e bashkise Bulqizë, Enkeleda Lleshi do të vuajë dënimin që iu konvertua në shërbim prove./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë