Gjykata e Apelit të GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë që shkalla e parë ka vendosur për Belinda Ballukun dhe dy vartësve të saj, krerët e ARRSH dhe KESH, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
Në vendimin e Apelit, Ballukut i ndalohet dalja jashtë vendit, si e vetmja masë që i ka ngelur, pasi pezullimi nga detyra u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
Ndërsa Gjyli dhe Elezi do të qëndrojnë në arrest shtëpie./vizionplus.tv





