Aktorja Anne Hathaway i ka çuditur të gjithë me deklarimin e saj të fundit, duke e shpallur veten thellësisht fajtore, pasi publikoi thjeshtë një foto të djalit të saj në rrjetet sociale.

 

 

Ndërsa shumë nëna të tjera do pëlqenin të merrnin 144 mijë pëlqime, aq sa mori Anne në pak orë pas hedhjes së fotos, nëna aktore kafshon dorën prej publikimit të fotos së fëmijës së saj.

 

 

Fotografia tregonte vogëlushin, Jonathan, 1 vjeç, teksa shikonte nënën e tij Anne, duke mbajtur një fjalim në pallatin prej xhami të Kombeve të Bashkuara.

 

 

Një fotografi shumë diskrete, ku vogëlushi nuk duket në fytyrë, megjithatë Anne është penduar që e publikoi.

 

 

Gjatë një interviste, ajo u shpreh se duhet ta mbante kënaqësinë për vete dhe jo ta ekspozonte për të tjerët imazhin e të birit.

 

 

“Nuk e kisha bërë kurrë më parë dhe në momentin që e bëra edhe pse nuk dukej i gjithi, u pendova direkt. Edhe pse doja të tregoja një moment për të cilën jam shumë krenare”, – u shpreh Hathaway.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *