Si çdo të hënë në Vizion Plus emisioni “Quo Vadis” i moderatores Pranvera Borakaj shndërrohet në një arenë debati politik të fortë mes të ftuarve.

“Kush e shpëton PD-në” ishte tema e emisionit këtë të hënë, ku të ftuar ishin analisti Ben Andoni, deputetja e PS Pranvera Resulaj, ish-deputeti i PD Klevis Balliu, përfaqësuesi i shoqërisë civile Mirgen Qiraxhi, dhe në “Skype”, Blend Këlliçi.

I pyetur për situatën politike në vend, analisti Andoni theksoi se prej vitit 2008-të ata që janë të zgjedhur nga qytetarët kanë zhgënjyer dhe nuk janë aspak në lartësinë që ju kërkohet.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Duket sikur nuk i bashkon asgjë?

Ben Andoni: Duke patur parasysh që legjislatura që shkoi, kjo legjislaturë do të kapte disa parametra të tjera. Unë besoj që publiku shqiptar dhe personazhet që ka zgjedhur mbas 2008-ës po shpërdorojnë besimin.

Pranvera Borakaj: Kush e ka fajin?

Ben Andoni: Shqipëria është në defiçit demokratik. Nuk funksionojnë institucionet. Vetëm sikur ILDKP të funksiononte do të binte shumë barra e SPAK. Nëse do të funksiononte KLSH do të binte sërish një pjesë e madhe e barrës.

Pranvera Borakaj: Kryetarja e GJK tha se vendimet e gjykatës duhet të zbatohen

Ben Andoni: Te ne akoma nuk po zbatohet pesha e GJK. Ne të paktën sipas KQZ pothuajse ka kaluar koha për procesin e votës së diasporës. Ajo që dua të them se mbas 2008-ës parlamenti jonë ka humbur shumë. Shumica e njerëzve nuk përfaqësojnë parlamentin tonë. Më vjen keq që opozita ka qenë jashtëzakonisht e përçarë. Unë shikoj tre palë aty se është dhe ajo pjesa amorfe.

/Vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *