Eskperti i Ekonomisë, Eduart Gjokutaj u shpreh në Vizion Plus kundër amnistisë fiskale teksa tha se qeveria shqiptare nuk është gati për ta vënë në zbatim.

 

Gjatë një interviste të shkurtër me moderatorin Aleksandër Furxhi, Gjokutaj tha se për të pasur një amnisti fiskale të përmbushur duhen krijuar kushtet e duhura dhe terreni ku do të vendoset në zbatim.

 

“Kemi qënë kundër që në fillim, duke njohur sistemin në brendi, më së shumti që të realizohet një amnisti fiskale duhet të plotësohen kushtet e terreni në të cilin ato do të zbatohet dhe duke marrë në konsideratë gjithë observacionet që kanë bërë dhomat e bisnesit e industrisë, e ekspertëve që njohin sektorin , organizatat e punës e gjithë organizatat ndërkombëtare që monitorojnë e dhe rekomandojnë financat publike. Ata kanë thënë që rrisku më i madh i mospërmbushjes së këtyre kushteve që kërkojnë një periudhë më shumë se afatmesme, nuk plotëson ato lloj kriteresh që amnistia të rezultojë e sukseshme. Dhe natyrshëm, moszbatimi i detyrave lë hapsirat që bashkë me pastirmin e parave i cili gëlon në Shqipëri të mos ketë elementë që ta bëjnë amnistinë fiskale të përmbushur.”– u shpreh ekperti.

 

 

Për sa i përket projekt-buxhetit të miratuar nga qeveria, më herët gjatë ditës së sotme, Gjokutaj tha se është momenti që të diskutohet me publikun të gjitha vështirësistë që do të hasen përgjatë vitit.

 

 

Më tej, ai shtoi se duhet të merren parasysh dhe reformat e vitit 2021, ato që nuk kanë performuar mirë të mos përdoren më.

 

 

“Është momenti që të diskutohet me publikun të gjitha vështirësitë që do të hasen për sa i përket realizimit të të ardhurave dhe natyrshëm ato që do të mblidhen e do të shpenzohen. Duke nisur nga përvoja e vitit 2021, mbi ato projekte që nuk performuan mirë në ekonomi duhet të përdoren për të mos shërbyer më, këtu kam parasysh shpenzimet kapitale.”- tha Gjokutaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *