Një aksident u shënua këtë të shtunë në aksin rrugor Fier-Patos. Mësohet se në aksident u përfshinë një ambulancë dhe një makinë tip “Toyota”.

Dyshohet që shkak për përplasjen të jetë bërë ambulanca, e cila nuk kishte pacientë brenda. Të aksidentuarit kanë marrë vetëm dëmtime të lehta.

Për shkak të ngjarjes, qarkullimi i makinave u pengua për pak çaste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *