Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë të Partisë Socialiste publikoi emrat e ministrave të rinj që do të jenë pjesë e qeverisë “Rama 3”.

 

Vihet re që për herë të parë, kabineti qeveritar do të përbëhet nga shumicë grash, mbi 70%. Rama vendosi që 12 ministri të drejtohen nga gratë dhe vetëm 4 nga burrat.

 

Ky vendim është përshëndetur edhe nga ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad.

 

Në një postim në “Twitter”, diplomatja sudeze shkruan: “Qeveria e re e propozuar në Shqipëri ka më shumë gra se në çdo vend tjetër?! Mbi 70%”, shkruan ambasadorja suedeze.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *