E shtunë, 24 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ambasadorja Kim takim me shoqërinë civile në Vlorë: Nxisni rininë të votojë

Gjatë vizitës së saj në Vlorë, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka kërkuar nga përfaqësuesit e Shoqërisë Civile që të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, informimin e votuesit dhe nxitjen e rinisë për të votuar më 25 prill.

Diplomatja tha se integriteti i kandidatëve dhe edukimi i votuesve janë mjaft të rëndësishme për shoqëritë demokratike.

“Gjatë vizitës së saj sot në Vlorë, Ambasadorja Kim u takua me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme. Grupi diskutoi mbi integritetin e kandidatëve, edukimin e votuesve, çështjet e barazisë gjinore dhe rëndësinë e monitorimit të zgjedhjeve. Ambasadorja theksoi rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë – veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë