Ambasada e Shqipërisë në Greqi kërkon mirëkuptimin e emigranëve shqiptarë në këto ditë intensive pune që ditët në vijim të respektojnë rregullat dhe oraret orientuese të përcaktuara.

Në faqen zyrtare të ambasadës janë publikuar disa foto, përmes së cilave njofton se ata punojnë me orare të zgjatura për të dhënë shërbimin që meritojnë.

Mes të tjerash, theksohet se duke filluar nga 15 tetori i këtij viti, çdo gjë do t’i kthehet normalitetit dhe qytetarët nuk do të ndeshen me problematika të tilla.

“Të dashur bashkëatdhetarë! Ju vuani një ditë, ne jemi të njëjtët dhe ju shërbejmë çdo ditë! Siç e shikoni po punojmë me orare të zgjatura që të arrijmë t’ju japim shërbimin që meritoni! Kini besim, nga 15 tetori 2020 çdo gjë do jetë siç e keni shpresuar! Kërkojmë thjesht mirëkuptim nga ata që do vijnë në ditët në vijim dhe të respektoni rregullat dhe oraret orientuese që kemi caktuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *