Subscribe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është drejtuar pak më parë kutive të votimit, ku ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet lokale.

Nëpërmjet një komunikimi për mediat, Kurti i ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës. Ai theksoi se së bashku me qeverinë do të punojë për fuqizimin e komunave.

“Si qytetar i Republikës ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira. Qytetarët në Kosovë sot vendosin se kush do të jenë udhëheqësit e tyre. Inkurajoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë moment demokracie.

Si kryeministër unë bashkë me qeverinë tonë do të punojmë në fuqizimin komunave. 4 vite të mbara, të mira i presin qytetarët anekënd Kosovës ku ata jetojnë dhe punojnë”, u shpreh  Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *