Kjo është koha e duhur që Greqia të njohë Kosovën. Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një debati në Davos,ku ndodhet në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.

 

Kreu i qeverisë së Kosovës nënvizoi se Athina zyrtare duhet t’iu bashkohet 22 shteteve të Bashkimit Evropian që e kanë njohur pavarësinë.

Po ashtu, Kurti u shpreh optimist se Greqia mund të angazhohet në përshpejtimin e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

 

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sulmoi Albin Kurtin për akuzat e tij se Serbia po tenton të destabilizojë Ballkanin.

 

ALEKSANDER VUÇIÇ

PRESIDENT I SERBISE

“Takimi me Kurtin në Davos do të jetë i njëjti si përherë. Kurti duke thënë fjalë të tmerrshme për Serbinë. E kam dëgjuar 500 herë tashmë – ai do të thotë që ky Putini i vogël do të shkaktojë luftëra në Ballkan me urdhrat e Putinit të madh. Kjo është retorika e tij”

 

Kreu i shtetit serb kritikoi edhe axhendën e forumit ekonomik në Davos. Sipas Vuçiç temë diskutimi nuk duhet të jetë vetëm lufta në Ukrainë, por edhe çështjet kryesore kriza e ushqimeve dhe shtrenjtimi i energjisë elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *