Rastet me koronavirus shtohen çdo ditë, por për Drejtoreshën e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico nuk është ende momenti për të folur për mbyllje totale të vendit. Në një komunikim me gazetarët, Fico tha se indikatori i rëndësishëm që do të jetë vendimtar për mbylljen do të jetë ezaurimi i kapaciteteve spitalore.

 

“Kjo është një situatë e cila vlerësohet në dinamikën e vet. Sot që flasim opsioni i mbylljes së Shqipërisë do të ishte opsioni i fundit. Sa i përket ecurisë së indikatorëve që masin situatën ne jemi akoma në momentin që ndërhyrjet e bëra do të na lejonin që të vijojmë, duke monitoruar javë pas jave. Vlerësimi i mbylljes është i parashikuar, nuk është se nuk e kemi parashikuar skenarët që ne ndodhemi sot, mesa ju kujtoj kemi qenë tejet të qartë se ezaurimi i kapaciteteve spitalore është element i rëndësishëm për të konsideruar vijimësinë e masave drastike për mbylljen e lokaleve apo të përgjithshme.”

 

Albana Fico njoftoi këtë të martë masa të reja shtrënguese, duke ndaluar tubimet, mbledhjet partiake, dasmat dhe ceremonitë mortore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *