Italia do të kishte 20,000 vdekje më shumë nga koronavirusi. Numër që tregon një ndikim më të madh të Covid-19 tek numri i viktimave në Itali në krahasim me të dhënat e siguruara çdo ditë nga Mbrojtja Civile.

Statistikat dhe analiza e vdekshmërisë në periudhën e epidemisë nga Covid-19 hartuar nga INPS, sipas së cilës në periudhën midis marsit dhe prillit ka pasur një rritje prej 46,909 të vdekur në krahasim me 109.520 që priteshin. Në të njëjtën periudhë, numri i vdekjeve të deklaruara spër shkak të Covid-19 ishte 27.938. Këto të dhëna, thotë Instituti, “tani konsiderohen jo të besueshme” sepse ato përjashtojnë një gamë të gjerë njerëzish që ndërrojnë jetë në shtëpi dhe jo në spital. Për më tepër, të dhënat ndikohen jo vetëm nga metoda e klasifikimit të shkakut të vdekjes, por edhe nga ekzekutimi i një testi që ka dalë pozitiv me virus.

Sipas INPS, numrat më shqetësues janë regjistruar në Italinë Veriore: + 84% e vdekjeve midis marsit dhe prillit në krahasim me mesataren e viteve të kaluara, me provincat e Bergamo, Brescia, Cremona, Lodi dhe Piacenza, të cilët kanë një shkallë vdekshmërie mbi 200%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *