Rreth 75,000 amerikanë mund të vdesin për shkak të drogës ose alkoolit dhe vetëvrasjeve si rezultat i pandemisë së koronavirusit, sipas një analize të bërë nga grupi kombëtar i shëndetit publik “Well Being Trust”.

 Grupi dha alarmin se rritja e papunësisë prej krizës, rënia ekonomike dhe stresi i shkaktuar nga izolimi apo edhe mungesa e një date përfundimtare për daljen nga karantina mund të rrisin ndjeshëm vdekjet prej dëshpërimit.

“Nëse autoritetet lokale e shtetërore nuk kanë burime mjaftueshëm për të trajtuar qytetarët nga qasja e shëndetit mendor, unë shqetësohem se do të shohim më shumë vetëvrasje, vdekje prej overdozëz dhe se gjërat do të përkeqësohen”, tha zyrtar i “Well Being Trust”, Dr. Benjamin F. Miller.

Miller theksoi se të dhënat janë vetëm një paralajmërim dhe se veprimet e ndërmarra mund të ndryshojnë numrin e vdekjeve.

Studimi përfshin edhe raste të ngjashëm. Për shembull, vdekjet nga vetëvrasjet dhe mbidozat e drogës u rritën së bashku me papunësinë gjatë recesionit të vitit 2008.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *