Subscribe

Pas vënies në pranga të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, ka folur për mediat avokati i tij.

 

Në një prononcim për mediat nga drejtoria e policisë së Tiranës, avokati tha se ndaj Dakos është ngritur akuza shpërdorimit të detyrës për dy raste.

 

“Sapo u ekzekutua vendimi i gjykatës së shkallës së parë që vendosi arrest me burg për Dakon. Akuzat, është një, për shpërdorim detyre në dy raste, një kallëzim nga disa banorë të një pallati që pretendojnë se ka pasur shkelje, dhe një kallëzim në prag të zgjedhjeve të 2021, nga Ferdinand Xhaferri.

 

Kam qenë në brendësi të çështjes për akuzën e parë. Paraprakisht deklaroj se Prokuroria e Posaçme nuk po mban dot ekuilibër nën trysnin mediatike, politike apo ndërkombëtarëve dhe po merr masa për mendimin tim të nxituara. Ai është i gatshëm të përballet me drejtësinë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *