Subscribe

Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, në kuadër të grupit të strukturiar kriminal që përfshin bandën e Shijakut si dhe dy ish deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Cuko.

 

Burime zyrtare nga organi i akuzës nuk saktësuan se për cfarë po hetohet konkretisht Dako, por verifikimet po bëhen për bashkëpunim me persona të grupit për blerjen e votave në zgjedhjet parlamentare të 2017.

Të njëjtat burime thanë se nën hetim ashtu si kryetari i bashkisë së Durrësit janë edhe biznesmenë e tregtarë lokalë që kanë dalë nga përgjimet.

 

Ky është një nga regjistrimet ku një nga anëtarët e grupit komunikon me numrin që mbaron me 300 , e që përkon me celularin e kryetarit të bashkisë Vangjush Dako.

 

Ndërsa në këtë regjistrim të dytë, dy pjestarë të bandës flasin për një person me pseudonimin xhuxhi e për të cilin dyshohet se bëhet fjalë për Dakon.

 

Zyrtarisht prokuroria e përgjithshme pohon se një vit më parë procedimi u nda në dy pjesë:  ne dosjen me numrin 339 dhe atë me numrin 339/1.

 

Por një vit më vonë, në datën 18 tetor,  prokuroria ka bere bashkimin e tyre dhe ka filluar hetimet ne grup. Edhe pse dako është nën hetim, ndaj tij nuk ka deri më tani asnjë masë.

 

Prokuroria e përgjithshme sqaron se largimi i prokurorit që po bënte hetimet mbi këtë grup, nuk ka lidhje me kete rast, por ka qenë rastësor. Sipas organit të akuzës, ishte pikërisht largimi rastesor i prokurorit që ka sjelle zhbllokimin e dosjes e cila po rrinte ne sirtar prej muajsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *