Subscribe

Me pretendimin se ndodhej në Turqi për të shoqëruar djalin e tij në një turne futbolli, ish gjyqtari i gjykatës së lartë Admir Thanza nuk ishte në seancën me dyer te mbyllura kur prokuroria kërkoi për të, dënimin me 1 vit e 6 muaj burgim për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit.

 

Thanza kërkonte që kjo seancë të shtyhej sërish por gjykata vendosi të vijoi procesin duke i dhënë mundësi prokurorit Gentian Habazaj të paraqesë pretencën.

 

Prokurori tha se ish gjyqtari i lartë duhet të shpallet fajtor pasi ka fshehur duke mos deklaruar një dënim penal të vitit 1999 dhënë nga gjykata e Pizës në Itali.

 

Në letër porositë e administruara nga prokuroria rezulton se ish gjyqtari Thanza është arrestuar me 18 qershor 1999 në San Guliano Terme pasi  ne bashkëpunim me dy shtetas të tjerë me qëllim përfitimi meterial mori rroba dhe produkte kozmetike nga supermarketi Contente.

 

Pas arrestimit ai u gjykua në gjendje të lirë dhe u dënua përfundimisht me 40 ditë burg dhe 100 mije lireta gjobe që u pezulluan me kusht.

 

Prokuroria hodhi poshte edhe assyetimet ligjore të ish gjyqtarit dhënë gjatë deklarimeve si person nën hetim ndërsa seanca e rradhës ku priten konluzionet e palës mbrojtëse u la më 31 maj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *