Partia Demokratike ka paralajmëruar ditën e hënë në orën 20:00 protestën e radhës kombëtare.

 

Protesta u lajmërua pas takimit që kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi me me kryebashkiakët në largim të PD si dhe krerët e degëve.

 

Ndërkohë mësohet se Basha do t’i vazhdojë takimet me demokratët edhe këtë të enjte.

 

Në orën 10:00 Basha do të organizojë një mbledhje të përbashkët me Kryesinë dhe Grupin Parlamentar e më pas në orën 11:45 me Këshillin Kombëtar.

 

Në fokus të takimeve të Bashës pritet që të jetë vijimi aksionit opozitar kundër qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *