Rreth 1200 lidhje te paligjshme te ujit janë ndërprere brenda pak ditësh ne kryeqytet  nga grupi task force i bashkisë. Aksioni ne terren ka nisur pas shqetësimeve  te banoreve per mungesat e zgjatura te ujit te pijshëm. Gjate kontrollit ne zonat periferike, por dhe brenda ne Tirane, jane konstatuar shkelje te cilat janë shoqëruar me penalitete. Rreth 100 gjoba me vlere 10 mije leke te rinj janë vendosur per konsumatorët familjare dhe 50 per biznese. Bashkia e Tiranës deklaron se do te vijoje aksionin i cili ndihmon ne përmirësimin e situatës se furnizimit, veçanërisht ne ketë periudhe krize.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *