E shtunë, 17 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksidenti i rëndë në Durrës, arrestohet 26-vjeçari Arbër Xhaxhaj, drejtonte mjetin me shpejtësi dhe në gjendje të dehur

Policia e Durrësit ka arrestuar 26-vjeçarin Arbër Xhaxhaj, i cili mbrëmjen e djeshme humbi kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe ra nga ura e Dajlanit. Si pasojë një 18-vjeçare, pasagjere në mjet humbi  jetën, ndërsa dy këmbësorë dhe vetë Xhaxhaj mbetën të lënduar.

Ndaj të riut rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Reklamë

Nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë, automjeti është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka rënë nga ajo.

26-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 2 këmbësorët e dëmtuar kanë marrë asistencën mjekësore të nevojshme dhe janë larguar në banesa.

Vazhdo të lexosh

Reklamë