Subscribe

Një aksident me pasoja tragjike është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”.

 

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, njëra prej të cilave ka dalë nga rruga. Për pasojë, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota”, dy të rritur dhe një fëmijë i mitur, kanë ndërruar jetë.

 

Po ashtu, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona që udhëtonin në mjetin “Audi”, drejtuesi dhe pasagjeri, të cilët po transportohen në spital.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *