Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mesditën e kësaj të premteje në zonën e Pezë Helmësit në Tiranë.

 

F.H., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

 

Për pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri, shtetasi A. G., ndërsa shoferi ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *