E hënë, 12 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Aksident në Linzë, humb jetën 24-vjeçari

Një person gjeti vdekjen, pasi humbi kontrollin e makinës me të cilën lëvizte, duke rene nga një lartësi prej 20 metrash. Aksidenti ndodhi në zonën Linzës ne Tirane, ku Arbion Sulaj, qe po drejtonte mjetin tip “Benz”, devijoi nga rruga e per pasoje, rënia ishte fatale për të riun. Policia, e cila mbërriti në zonë kërkoi ndihmën e zjarrfikësve për të bërë të mundur nxjerrjen e makinës, ndërsa vendi në të cilin ka dalë makina nga rruga, ka qenë pa barrierë mbrojtëse. Nga të dhënat e para, mësohet se Sula nuk ka pasur të vendosur rripin e sigurimit dhe goditja i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në automjet, nuk ndodheshin pasagjerë të tjerë.

Më shumë video

Reklamë