Një fëmijë 8 vjeç ka humbur jetën, si pasoje e nje aksidenti. Djali ka qene i shoqëruar nga gjyshi i tij, por papritur i është shkëputur nga dora dhe duke kaluar me vrap ne rrugën Korçe-Pogradec është përplasur nga nje makine tip benz. Edhe pse drejtuesi i mjetit, 39 vjecari Aleks Kovani, e ka marre për ta shoqëruar ne spital, plagët dhe dëmtimet kane bere qe fëmija nga fshati Maliq i Korçës te mos i mbijetoje aksidentit. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po e pyet per rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Ende nuk ka dale konkluzioni se i kujt ishte faji, por ironia e fatit ishte se 8-vjecari sot festonte ditëlindjen e tij.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *